Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
„Ситуацијата е страшна во училиштата, сите сме свесни за тоа. Учениците немаат право на глас и не можат да бидат слушнати. Сепак, се чини дека училишната заедница делува, затоа што дел од неа се лица кои имаат глас, но немаат ум, бидејќи се полтрони. Сè додека така функционира образовниот систем, нашите млади деца ќе си одат од земјава“.
Вака професорката по филозофија во гимназијата „Никола Карев“ во Скопје, Елвира Мустафа, ја отвори дискусијата за тоа дали се потребни реформи во средношколското организирање во Македонија.
Колку Македонија ќе има квалитетна младина, која ќе биде вклучена во општествените процеси, зависи токму од тоа колку тие ќе научат да се вклучуваат во нив уште од најраната возраст, односно уште додека се во средно училиште. А, во средно, освен вообичаената училишна програма, младите ја учат и нивната вклученост во општеството и општествените процеси.
Илина Димовска, средношколка од Велес, вели дека сета демотивација којашто ја имаат учениците и младите генерално, е поради тоа што досега не им се дало шанса да донесат некои поголеми одлуки.
На истражувањето кое го спровела во нејзината гимназија во Велес, Димовска дознала дека на прашањето колку средношколската заедница има придонесено за нив, на скала од 1 до 5, нејзините соученици дале оценка 2,4. Повеќето од нив рекле дека заедницата нема воопшто придонесено за нивниот развој, како и дека не сметаат дека се вклучени во донесувањето на одлуки и во активностите на средношколската заедница.
„Јас, но и други мои соученици коишто беа анкетирани, сметаме дека оваа заедница има многу поголем потенцијал, може на многу подруги начини да се искористи, а не само да функционира кога има некој конкретен проблем“, заклучува таа.
Дека средношколското организирање е на лошо ниво кај нас, со учениците и наставниците се согласуваат и младинските организации, кои учествуваа на вчерашната панел дискусија „Вклучување на средношколците во процесите на донесување одлуки“, организирана од Младинскиот образовен форум.
Средното образование во Македонија е регулирано според закони донесени во 1995 година, кои биле изменети или дополнувани 39 пати. Сепак, во ниту еден од овие амандмани, не е воведено задолжително средношколско организирање во секое училиште.
„Иако во Македонија перцепцијата за средношколците е дека се пасивни и не се прашуваат за никакви за нив важни прашања, во изминативе години имаше важни реформи. Овде мора да го спомнеме Средношколскиот пленум, како и државната матура и екстерното тестирање, кои предизвикаа будење на средношколското организирање“, вели Мартина Илиевска, од програмата за Истражување и младински политики во Младинскиот образовен форум.
Илиевска вели дека токму најдискутабилните образовни реформи кои се случија изминатата деценија, придонесоа да се подобри средношколското организирање.
„Се направија некои промени кои не беа дотогаш видени во нашата држава, како бојкот на наставата, маршовите и средношколскиот камп, кои дотогаш не беа видени во толку масовно средношколско организирање“, потсетува Илиевска.
Кај нас има неколку нивоа на средношколско организирање кои се применети во различни средини. Во едното од нив, учениците имаат формална структура, имаат свои програми за работа, статути и се дел од училиштето, кое ги консултира за важните прашања.
Второ ниво е неформален статус, односно организацијата нема некаков акт или не можат формално да бидат ставени во некаква рамка, но се препознаени од управата и раководството и се консултирани и се дел од одлуките.
Третото ниво е организирање од страна на професорите. Ова е најчестата форма која се јавува во Македонија, а е позната како секција.
Четвртата, која е исто така честа, е здружување за одлучување по некое прашање, или ад-хок здружување.
„Може да забележиме дека во Македонија нема еден унифициран модел на здружување на средношколците. Затоа и ние решивме да направиме промена, заедно со Коалиција СЕГА и Меѓаши. Сега, се обидуваме тоа да влезе во закон и да биде задолжително сите средни училишта да имаат средношколски заедници“, изјави Илиевска.
До МОН и Собранието на РМ е доставена иницијатива, во која изрично организациите побарале да се отпочне процес на промена на Законот за средно образование, за сите барања и размислувања на младите луѓе да бидат слушнати и земени предвид, со закон кој би овозможил во секое средно училиште да има средношколска организација.
„Има перцепција дека учениците и во основно и во средно училиште се апатични, немаат доволно мотивација и самодоверба. Но, нашите наоди од сите истражувања кои ги правиме покажуваат дека иако ова постои, но причината е што доколку има средношколска организација, трае кратко и не се сите доволно активни за да можат да ги застапуваат средношколците“, вели Томислав Гајтановски од Коалицијата СЕГА, која заедно со МОФ и Детската амбасада Меѓаши работи на иницијативата.
Сепак, најголемиот проблем, учениците и просветителите го лоцираат токму во неинформираноста на учениците за нивните ингеренции и права.
Учениците не ни знаат дека имаат закони и средношколски права, кои ги поддржуваат во битката, дека имаат право на глас и смеат да се побунат. Професорите велат дека средошколците добиваат и премногу. Но, треба да сфатат дека добиваат премалку“, заклучува Мустафа.
С.Т.
-
Organizimi i gjimnazistëve është i nevojshëm për rini aktive dhe të zëshme
“Situata nëpër shkollat është e tmerrshme, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Nxënësit nuk kanë të drejtë të shprehen dhe nuk mund të dëgjohen. Megjithatë, duket se komuniteti i shkollave po ndikon, sepse një pjesë e saj janë persona të cilët kanë zë, por nuk kanë tru, sepse janë servil. Përderisa në këtë mënyrë funksionon sistemi arsimor, fëmijët tanë të rinj, do të largohen nga shteti”.
Kështu profesoresha e filozofisë në gjimnazin “Nikolla Karev” në Shkup, Elvira Mustafa, e hapi diskutimin në lidhje me atë se vallë nevojiten reforma në organizimin e gjimnazistëve në Maqedoni.
Se sa cilësore do të jetë rinia në Maqedoni, e cila do të përfshihet në proceset shoqërore, varet pikërisht nga ajo se sa ata do të mësojnë të jenë pjesë e proceseve, që në moshë të re, respektivisht derisa janë në shkollë të mesme. Ndërkaq, në shkollë të mesme, përpos programit të zakonshëm mësimor, të rinjtë mësojnë edhe për përfshirjen e tyre në shoqëri dhe në proceset shoqërore.
Ilina Dimovska, gjimnaziste nga Velesi, thotë se i gjithë dominimi të cilin e kanë nxënësit dhe të rinjtë në përgjithësi, është për shkak se deri tani nuk u është dhënë mundësi të marrin vendime të mëdha.
Gjatë hulumtimit të cilin e kanë realizuar në gjimnazin e saj në Veles, Dimovska ka kuptuar se në pyetjen se sa ka kontribuar komuniteti i gjimnazistëve për ta, në shkallën prej 1 deri në 5, bashkë moshatarët e saj kanë dhënë notën 2,4. Shumica prej tyre kanë thënë se komuniteti aspak nuk ka kontribuuar për zhvillimin e tyre, si dhe se nuk mendojnë se janë të përfshirë në marrjen e vendimeve dhe në aktivitetet e komunitetit të gjimnazistëve.
“Unë, por edhe bashkë moshatarë të mi të cilët ishin anketuar, jemi të mendimit se ky komunitet ka shumë potencial të madh, në shumë mënyra të tjera mund të përdoret, dhe jo vetëm të funksionojë kur dikush ka problem konkret”, përfundon ajo.
Se organizimi i gjimnazistëve është në nivel të keq tek ne, me nxënësit dhe mësimdhënësit, pajtohen edhe organizatat rinore, të cilat morën pjesë në panel diskutimin e mbrëmshëm “Përfshirja e gjimnazistëve në proceset e marrjes së vendimeve”, që u organizua nga Forumi Arsimor Rinor.
Arsimi i mesëm në Maqedoni, është i rregulluar me ligjet e miratuara në vitin 1995, të cilët janë ndryshuar ose plotësuar 39 herë. Megjithatë, në asnjë nga këto amendamente, nuk është inkorporuar organizimi i detyrueshëm i gjimnazistëve në çdo shkollë.
“Edhe pse në Maqedoni, perceptimi për gjimnazistët është se janë pasivë dhe nuk pyeten për asnjë çështje që është e rëndësishme për ata, gjatë viteve të kaluara kishte reforma të rëndësishme. Këtu duhet përmendur Plenumi i Gjimnazistëve, si dhe matura shtetërore dhe testimi ekstern, të cilat shkaktuan zgjimin e organizimit të gjimnazistëve”, thotë Martina Ilievska, nga programi për Hulumtim dhe politika rinore në Forumin Arsimor Rinor.
Ilievksa thotë se pikërisht reformat arsimore më të diskutueshme të cilat ndodhën dekadën e kaluar, kontribuuan të përmirësohet organizimi i gjimnazistëve.
“U bënë disa ndryshime të cilat deri atëherë nuk ishin parë në vendin tonë, si bojkoti i mësimit, marshet dhe kampi i gjimnazistëve, të cilët deri atëherë nuk ishin parë në organizim aq masiv nga gjimnazistët”, përkujton Ilievska.
Tek ne ka disa nivele të organizimit të gjimnazistëve, të cilat zbatohen në mjedise të ndryshme. Në njërin prej tyre, nxënësit kanë strukturë formale, kanë programet e tyre për punë, statute dhe janë pjesë e shkollës, e cila i konsulton në lidhje me çështje të rëndësishme.
Niveli i dytë është statuti jo formal, respektivisht organizimi nuk ka asnjë lloj akti ose nuk munden nga aspekti formal të vendosen në ndonjë kornizë, por identifikohen nga drejtoria dhe udhëheqësia dhe konsultohen dhe janë pjesë e vendimeve.
Niveli i tretë është organizimi nga profesorët. Kjo formë më shpesh paraqitet në Maqedoni, ndërkaq njihet si seksion.
Niveli i katërt, i cili gjithashtu është i shpeshtë, është shoqërimi për të vendosur në lidhje me ndonjë çështje, ose ad – hok shoqërim.
“Mund të vërejmë se në Maqedoni nuk ka një model të unifikuar të shoqërimit të gjimnazistëve. Prandaj edhe ne vendosëm të bëjmë ndryshim, së bashku me Koalicionin SEGA dhe Megjashi. Tani, përpiqemi kjo të bëhet pjesë e ligjit dhe të jetë e detyrueshme që të gjitha shkollat e mesme të keni komunitete të gjimnazistëve”, deklaroi Ilievska.
MASH dhe Kuvendit të RM-së i është dërguar iniciativë, në të cilën në mënyrë të saktë organizatat kanë kërkuar të fillojë procesi i ndryshimit të Ligjit për arsimin e mesëm, në mënyrë që të gjitha kërkesat dhe mendimet e të rinjve të dëgjohen dhe të merren para sysh, me ligj i cili do të mundësojë në çdo shkollë të mesme të ketë organizatë gjimnaziste.
“Ka perceptim se nxënësit edhe në shkollë fillore dhe në shkollë të mesme janë apatik, nuk kanë motivim të mjaftueshëm dhe vetëbesim. Por, konstatimet tona nga të gjitha hulumtimet të cilat i kemi bërë tregojnë se edhe pse kjo ekziston, shkaku është se nëse ka organizatë gjimnaziste, zgjatë shkurtë dhe jo të gjithë janë mjaftueshëm aktiv që të mund ti përfaqësojnë gjimnazistët”, thotë Tomisllav Gajtanovski nga Koalicioni SEGA, e cila së bashku me MOF dhe Ambasadën e Fëmijëve Megjashi punon në lidhje me iniciativën.
Megjithatë, problemin më të madh, nxënësit dhe punëtorët arsimor e përcaktojnë pikërisht mos informimin e nxënësve për ingerencat dhe të drejtat e tyre.
Nxënësit as që e dinë se kanë ligje dhe të drejta si gjimnazistë, të cilët i mbështesin gjatë betejës së tyre, se kanë të drejtë të shprehen dhe se guxojnë të ankohen. Profesorët thonë se gjimnazistët do të fitojnë edhe atë shumë. Por, duhet të kuptojnë se fitojnë shumë pak”, përfundon Mustafa.
S.T.