Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“
-
Асоцијацијата за здравствена едукација и истражување ХЕРА го отвори првиот ММ-Центар за советување и поддршка на момчиња и мажи во Македонија, кој ќе нуди бесплатни психолошки и психотерапевтски советувања со физичко присуство или преку виртуелни канали на македонски и албански јазик.
Момчињата и мажите ќе можат да побараат поддршка за справување со семејни проблеми, насилство, депресија, анксиозност, апатичност, булинг…
„Отворањето на Центарот е отворање на прашање кое е табу-тема во нашето општество, а тоа е зборувањето за менталното здравје кај момчињата. Ова за мене е многу важно и среќен сум што сум дел, и јас сум машко и сум ги искусувал сите проблематики кои се поспецифични за машкиот пол. Ова значи отпочнување на еден процес кој искрено се надевам дека ќе вроди многу позитивен ефект и место каде секоја личност ќе може да доаѓа без разлика на социјалната позадина затоа што е бесплатно. Овој процес е потребен, неопходен за нашето општество“, вели психологот Кирил Тројачанец.
Истражување на „Реактор“ покажува дека младите момчиња и мажи кои се соочуваат со анксиозност или депресија чувствуваат страв за споделување на тоа што го мислат или чувствуваат, односно сметаат дека доколку ги споделат проблемите кои им го отежнуваат секојдневието, тоа би ги направило „слаби мажи“ во очите на другите.
„И ние мажите сме луѓе, доживуваме цел спектар на емоции и во ред е и нормално е да чувствуваме. Моето лично доживување е дека машките уште од деца имаат забрана за изразување на одредени емоции. Конечно, се почнува со креирање на атмосфера каде е безбедно да изразиме емоции. Јас се надевам дека ова ќе допринесе да има место во кое на безбеден начин машките ќе можат да испробуваат да изразуваат емоции за понатаму да можат да го прават тоа и во секојдневието“, додава психологот Tројчанец.
Други резултати од неодамнешно истражување на Националниот младински совет иста така покажуваа дека генерално младите имаат сериозни предизвици со менталното здравје. Дури 58% од младите се борат со анксиозност, а 64% се чувствуваат депресивно.
„Правиме муабет за родова еднаквост, давање на поддршка и грижа на сите категории кои се засегнати со некаков тип на насилство, а многу често забораваме да работиме на превенција која е еден од клучните аспекти. И кога зборуваме за родова еднаквост, дефинитивно не треба да заборавиме дека родовата еднаквост се однесува на сите, ги опфаќа и момчињата и девојчињата и мажите и жените. Па затоа, многу е важно да се размислува пошироко и кога работиме на грижа и обезбедување на сервис и превенција во делот на насилство да ги застапиме и момчињата и мажите“, смета Весна Матевска, програмска раководителка од ХЕРА.
Според неа, девојчињата и жените многу поедноставно бараат помош затоа што така сме одгледувани и во ред е доколку си девојче да кажеш кога не си во добра емоционална состојба, но тука многу почесто постојат забрани за покажување агресија, лутина и насилство. Ова е поприфатливо кај момчињата и за сметка на тоа и едните и другите неадекватно ги изразуваат своите емоции и несоодветно одговараат на ситуациите во кои им е потребна помош и поддршка. Па затоа, целта е да се унапреди и комуникацијата помеѓу самите момчиња и девојчиња, мажите и жените и да се поработи на унапредување и градење на здрави релации, односи и врски.
„Целата идеја е да ги поддржиме момчињата и мажите во сите предизвици со кои се соочуваат, кои апсолутно ги имаат и ги живеат исто како што ги живеат девојчињата и девојките“, истакнува Матевска.
Дополнително, наодите од меѓународната студија ХБСЦ, која е главен извор на податоци за здравје на младите од Европа, укажува дека насилството меѓу момчињата во Македонија најчесто се случува во или меѓу групите врсници. Дури 24% од момчињата, наспроти 8% од девојчињата, од паралелки на македонски наставен јазик и 21% од момчињата, наспроти 2% од девојчиња, од паралелки на албански наставен јазик учествувале во тепачки два или повеќе пати во изминатите 12 месеци.
„Посочените истражувања се само дел, ние правевме и сопствени истражувања, а на оваа тема постојано истражуваат и УНИЦЕФ. Сите овие истражувања заедно покажуваат фрапантни податоци за тоа колку младите се во лоша состојба со менталното здравје и се соочуваат со предизвици како апатичност, анксиозност и депресија“, додава раководителката.
Таа посочува дека досега бесплатната психолошка помош била, на некој начин, можност и привилегија само на девојките затоа што ги гледале како поранливи, но во ситуации кога се наоѓаме во некоја животна криза сите сме ранливи, без разлика дали сме маж или жена. Исто така, Центарот ќе служи за да се поработи на темите кои се од интерес за сите, како што е родителството и соодветните родителски вештини, односно грижата и љубовта.
„Треба да се поработи на сите оние теми кои се аспекти на бидувањето луѓе и социјални битија. Ни треба помош и поддршка доколку не знаеме како сами да ги добиеме потребните вештини, и за одгледување на деца и за искажување на емоции и за конструктивно разрешување на конфликти, справување на агресија и лутина“, поентира таа.
Центарот ќе биде отворен за советување вторник, среда и четврток од 10 до 17 часот, а термин може да се закаже на телефонскиот број 070/299-026 или на Инстаграм профилот „man.mind.skopje“.
Од отворањето на Центарот се очекува поддршката од психолог и психотерапевт да стане секојдневие и да се прифати како нормално, исто како што се матичните лекари.
Психотерапевтите ќе работат по моделот на Австриското здружение „Verein Für Männer- und Geschlech ter the men Steiermark“, а со финансиска поддршка од Сојузното министерство за социјални прашања, здравство, грижа и заштита на потрошувачите на Австрија.
Ангела Петкова
-
Është hapur qendra e pare për djem dhe burra të cilët përballen me dhunë ose kanë probleme me shëndetin mendor
Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA hapi Qendrën e parë MM për këshillim dhe mbështetje për djem dhe burra në Maqedoni, e cila ofron këshillime falas psikologjike dhe psikoterapeutike me prezencë fizike apo përmes kanaleve virtuale në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Djemtë dhe burrat do të mund të kërkojnë mbështetje për përballje me problemet familjare, dhunë, depresion, ankth, apati, bullizëm…
“Hapja e Qendrës është hapje e pyetjeve që janë temë tabu në shoqërinë tonë, ndërsa ajo është të flitet për shëndetin mental te djemtë. Kjo për mua është shumë e rëndësishme dhe jam i lumtur që jam pjesë, edhe unë jam mashkull dhe i kam përjetuar të gjitha problematikat që janë më specifike për gjininë mashkullore. Kjo do të thotë fillim i një procesi i cili sinqerisht shpresoj se do të sjell efekt shumë pozitiv dhe vend ku çdo person do të mund të vjen pa dallim të prapavisë sociale sepse është falas. Ky proces është i nevojshëm, i domosdoshëm për shoqërinë tonë”, tha psikologu Kiril Trojaçanec.
Hulumtimi i “Reaktor” tregon se djemtë e ri dhe burrat të cilët përballen me ankth apo depresion ndjejnë frikë të ndajnë atë që e mendojnë apo ndjejnë, përkatësisht vlerësojnë se nëse i ndajnë problemet që ua rëndojnë përditshmërinë, ajo do t’i bënte “burra të dobët” në sytë e të tjerëve.
“Edhe ne burrat jemi njerëz, përjetojmë një spektër të tërë të emocioneve dhe është në rregull dhe normale të ndjejmë. Përjetimi im personal është se burrat që nga fëmijë kanë ndalesë për shprehjen e emocioneve të caktuara. Përfundimisht, po fillohet me krijimin e një atmosfere ku është e sigurt të shprehim emocione. Unë shpresoj se kjo do të kontribuojë të ketë vend në të cilin në mënyrë të sigurt meshkujt do të mund të provojnë t’i shprehin emocionet që më tej të mund ta bëjnë atë edhe në përditshmëri”, shton psikologu Trojçanec.
Rezultate të tjera nga hulumtimi i fundit i Këshillit Nacional Rinor gjithashtu tregon se të rinjtë në përgjithësi kanë sfida serioze me shëndetin mental. Madje 58% e të rinjve luftojnë me ankthin, ndërsa 64% ndjejnë depresion.
“Ne flasim për barazi gjinore, dhënien e mbështetjes dhe kujdesit ndaj të gjitha kategorive të cilat janë të prekur nga ndonjë lloj i dhunës, ndërsa shumë shpesh harrojmë të punojmë në parandalimin që është një ndër aspektet kyçe. Dhe kur flasim për barazi gjinore, definitivisht nuk duhet të harrojmë se, barazia gjinore ka të bëjë me të gjithë, i përfshin edhe djemtë edhe vajzat edhe burrat edhe gratë. Për këtë, është shumë e rëndësishme të mendohet më gjerë dhe kur punojmë në kujdesim dhe sigurimin e shërbimeve dhe preventivës në pjesën e dhunës t’i përfaqësojmë edhe djemtë edhe burrat”, vlerëson Vesna Matevska, udhëheqëse programi nga HERA.
Sipas saj, vajzat dhe gratë shumë më thjeshtë kërkojnë ndihmë sepse ashtu jemi edukuar dhe është në rregull që nëse je vajzë të thuash se nuk je në gjendje të mirë emocionale, por këtu shumë më shpsh ka ndalesa për shprehjen e agresionit, zemërimit dhe dhunës. Kjo është më pranueshme te djemtë dhe në llogari të kësaj edhe njëri edhe tjera i shprehin emocionet e tyre në mënyrë joadekuate dhe në mënyrë joadekuate i përgjigjen situatave në të cilat u nevojitet ndihmë dhe mbështetje. Për këtë, qëllimi është që të punohet në avancimin dhe ndërtimin e relacioneve, raporteve dhe lidhjeve të shëndosha.
“E gjithë ideja është që t’i mbështesim djemtë dhe burrat në të gjitha sfidat me të cilat përballen, të cilat i kanë dhe i përjetojnë absolutisht njëjtë sikurse i jetojnë vajzat dhe gratë”, thekson Matevska.
Më tej, gjetjet e studimit ndërkombëtare HBCS, i cili është burimi kryesor i të dhënave për shëndetin e të rinjve nga Evropa, thotë se, dhuna mes djemve në Maqedoni më së shpeshti ndodhë në apo mes grupeve moshatare. Madje 24% e djemve kundrejt 8% e vajzave, nga paralelet në gjuhën maqedonase dhe 21% e djemve, kundrejt 2% e vajzave, nga paralelet në gjuhën shqipe kanë marrë pjesë në përleshje dy ose më shumë herë në 12 muajt e fundit.
“Hulumtimet e theksuara janë vetëm pjesë, ne kemi bërë edhe hulumtime të tona, ndërsa në këtë temë hulumton vazhdimisht edhe UNICEF. Gjithë këto hulumtime së bashku tregojnë të dhëna tronditëse për atë se sa e keqe është gjendja e shëndetit mental dhe përballen me sfida si apati, ankth dhe depresion”, shton udhëheqësja.
Ajo thekson se, deri më tani, ndihma falas psikologjike ka qenë në njëfarë mënyre mundësi dhe privilegj vetëm për vajzat sepse i kanë parë si më të rrezikuara, por në situata kur gjendemi në ndonjë krizë jetësore të gjithë jemi të rrezikuar, pavarësisht nëse jemi burrë apo grua. Gjithashtu, qendra do të shërbejë që të punohet në temat që janë në interes për të gjithë, siç është prindërimi dhe aftësitë adekuate prindërore, përkatësisht kujdesi dhe dashuria.
“Duhet të punohet në të gjithë ato tema të cilat janë aspekte të të qenurit njerëz dhe qenie sociale. Na duhet ndihmë dhe mbështetje nëse nuk dimë se si t’i marrim vet aftësitë e duhura dhe për rritjen e fëmijëve dhe për shprehjen e emocioneve dhe për zgjidhjen konstruktive të konflikteve, përballjen me agresionin dhe zemërimit”, potencoi ajo.
Qendra do të jetë e hapur për këshillim të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10 deri në 17, ndërsa termini mund të caktohet në numrin e telefonit 070/299-026apo në profilin e Instagramit „man.mind.skopje“.
Nga hapja e qendrës pritet mbështetja nga një psikolog dhe një psikoterapeut të bëhet e përditshme dhe të pranohet si normal, njëjtë sikurse janë mjekët amë.
Psikoterapeutët do të punojnë sipas modelit të Shoqatës austriake “Verein Für Männer- und Geschlech ter the men Steiermark“, ndërsa me mbështetje financiare nga Ministria Federale e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e Austrisë.
Angela Petkova