ШтоТиТежи: Чувствувам тага и каење кога место да учам, ќе излезам и ќе си поминам убаво

Nëse doni të lexoni tekstin në gjuhën shqipe, shtypni “Shqip” / За текстот на албански јазик кликнете „Shqip“

ÇfarëTëRëndon:Ndiej trishtim dhe pendim kur në vend se të studioj, dal dhe kaloj mirë

 Rubrika #ÇfarëTëRëndon ekziston që t’i përgjigjet pyetjeve specifike që i shqetësojnë të rinjtë. Një grup i psikologëve-psikoterapeutëve do të japin mendimin profesional dhe këshilla për pyetjet e bëra nga lexuesit tanë dhe pyetjet dhe përgjigjet e psikologut do të postohen në faqen tonë çdo të enjte, gjithsesi në mënyrë anonime.

Ndjehem sikur po i shkaktoj vetes trishtim. Jam shumë e trishtuar. Kam edhe një problem tjetër. Kur ngrihem nga shtrati pas një nate interesante jashtë, ndjehem sikur pendohem. Sikur duhej të ri në shtëpi dhe të mësoja. Dhe kam një ndjenjë të papërshkrueshme. Ndjehem sikur kam bërë ndonjë krim me atë që kam kaluar mirë. Gjithashtu ndjenjën e trishtimit e kam pothuajse çdo ditë. Ndjehem sikur më ha dhe shkatërron. Si mund të më ndihmohet për ta larguar atë ndjenjë trishtimi dhe pendimi?

Përshëndetje,

Është kënaqësi e veçantë të shohësh kaq shumë të rinj herët në adoleshencën e tyre të interesuar për shëndetin e tyre mendor. Me të vërtetë gëzohem për interesin dhe atë që do të ndash me ne.

Nga ajo që lexova, thua se te ti pendimi paraqitet për shkak të asaj që ke dalë me miqtë dhe ke kaluar mirë. Gjithashtu ndan një ndjenjë të caktuar trishtimi që është vazhdimisht e pranishme te ti. Ajo që mund të ndaj me ty menjëherë është se pendimi dhe trishtimi shkojnë paralelisht. Imagjinoni si do të dukej nëse dikush që pendohet në thelb është i lumtur? Trishtimin në këtë rast mund ta shqyrtojmë si një prodhim të pendimit, ndonjë ndjenjë e pamjaftueshmërisë, papërshtatshmërisë dhe keqfunksionimit.

Nga aty, pyetjet e parë që mund t’i parashtrosh do të lidheshin me drejtimin në të cilin e drejton pendimin. Para kujt ndjen nevojën që duhet të pendohesh? A ka ndonjë model në rrethin tënd që e merr si shembull për atë se dalja me miqtë dhe të qenit e lumtur është e gabuar? Çfarë është ajo që të bën të ndjesh faj kur kalon një natë të mirë? A do të ishe fëmijë i mirë nëse nuk je e lumtur dhe nuk kalon mirë?

Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se je në një fazë zhvillimi në të cilën krijon imazhin tënd, sistemin tënd të vlerave dhe disa ide se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Në këtë periudhë përzihen vlerat e familjes në të cilën jeton si një rreth primar i shoqërizimit përkundrejt miqve tënd dhe gjithçka tjetër që është në jetën tënde të përditshme. Nëse këto dy anë janë konfliktuoze, është krejtësisht normale paraqitja e  konfuzionit dhe një pasqyrë e paqartë se çfarë duhet të bësh dhe si duhet të sillesh. Dhe përgjigja është shumë e thjeshtë. Bëj më shumë nga ajo që të bën më të lumtur, për aq sa është brenda kufijve të zakonit dhe përderisa nuk e pengon realizimin e përgjegjësive të përditshme. Imagjino si do të dukej bota nëse askush nga ne nuk do dilte me miqtë dhe të mos kalonte mirë? Në atë rast, nuk do të na duheshin aspak miq, sepse ata nuk do të na shërbenin që të kalojmë keq dhe bota do të ishte një vend ku të gjithë jetojmë në vetmi dhe depresion.

Të bëj thirrje të kënaqesh në mundësitë që të jepen dhe të vazhdosh të punosh në veten dhe të interesohesh për shëndetin mendor, siç e ke bërë deri më tani.

Sistemi i vlerave dhe zgjedhja e besimeve të drejta dhe të gabuara zhvillohen gjatë gjithë jetës, dhe ju jeni në prag të këtij udhëtimi.

Faleminderit për ndarjen dhe ju uroj shumë më shumë argëtim me miqtë dhe të afërmit tuaj.

Përgjigjet Tiana Ivanovska, psikologe e diplomuar dhe psikoterapiste nën supervision pranë Institutit Geshtalt Shkup. Tiana u diplomua në vitin 2017 në Institutin e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik dhe në të njëjtin vit regjistron Studimet e Magjistraturës në Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë në UKIM. Gjashtë vjet paralelisht viziton edukim për Geshtalt Psikoterapi pranë Geshtalt Institutit Shkup Pas diplomimit punon në disa projekte, ndër të cilat bashkëpunime me OJQ-të në fushën e përmirësimit të shëndetit mendor të të rinjve me theks të veçantë në adoleshentët dhe studentët. Është fituese e shumë certifikatave dhe diplomave për bashkëpunim të suksesshëm në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor.